ABCnews ka siguruar foton e çiftit, historia e të cilit përfundoi në tragjedi ditën e sotme.
Klinton Pira 26-vjeç dhe Jawsackie Jaboah nga Dibra, nga Gana me nënshtetësi franceze 31-vjeç, janë konfliktuar me njëri tjetrin në një banesë me qira ditore në Tiranë.
Më pas i riu ka qëlluar 31-vjeçaren me thikë.
Gjatë kohës kur kjo e fundit ka zbritur poshtë për të kërkuar ndihmë, Pira është hedhur nga kati i tetë duke gjetur vdekjen.
Ndërsa 31-vjeçarja është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore por nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve.
Policia bën me dije se tashmë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Horror në Tiranë: 26 vjeçari ther me thikë shtetasen e huaj, vetëvritet duke u hedhur nga lartësia


