Kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka premtuar zhvendosjen e tregut brenda qytetit.
“Para tyre u zotuam se me mandatin e ri tregu i gjelbër do të zhvendoset në brendi të qytetit, për t’ju lehtësuar shitjen atyre dhe furnizimin qytetarëve”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot është ditë tregu në Podujevë, së bashku me deputetë dhe kandidatë për asamble komunale vizituam tregun e qytetit dhe u informuam nga afër me telashet që ballafaqohen shitësit e produkteve bujqësore.
Para tyre u zotuam se me mandatin e ri tregu i gjelbër do të zhvendoset në brendi të qytetit, për t’ju lehtësuar shitjen atyre dhe furnizimin qytetarëve.
Poashtu, në vizitat tek bizneset dhe tubimet me qytetarë anë e kënd lagjeve e fshatrave, po gjejmë entuziazëm e gatishmëri si asnjëherë më parë për të vazhduar bashkëqeverisjen për të miren e komunës dhe të qytetarëve!
#bashkëqeverisim144