Kandidati i LDK-së për kryetar të Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar ditën e sotme fabrikën “Grasep”, që merret me kultivimin dhe konzervimin e perimkulturës, raporton Gazeta Blic.
Haliti së bashku me kandidatin Ekrem Ymeri, zhvilluam takim me krerët e punëtorët e kësaj fabrike.
Haliti u premtoi premtoi përkrahje dhe theksoi se fabrikat e punëtoritë në Viti, do t’a kenë gjithmonë derën e hapur, për të kërkuar mbështjetje.
Njoftimi i plotë:
Pamje nga vizita jonë në Sllatinë të Epërme, ku sot pamë nga afër punën e fabrikës “Grasep”, që merret me kultivimin dhe konzervimin e perimkulturës.
Bashkë me kandidatin Ekrem Ymeri, zhvilluam takim me krerët e punëtorët e kësaj fabrike, të cilët po korrin suksese në prodhim dhe shitje.
Kjo dëshmon edhe një herë se me qeverisjen tonë, fabrikat e punëtoritë në Viti, do t’a kenë gjithmonë derën e hapur, për të kërkuar mbështjetje.