Lajme

Njësitet Speciale largohen edhe nga Bërnjaku

10/02/2021 15:53
nga:Y I

Pas Jarinjes, Njësitet Speciale kanë filluar të tërhiqen edhe nga pika kufitare në Bërnjak.

Pas 13 ditësh qëndrimi në këtë pikë, Policia e Kosovës largohet dhe aty do të zëvendësohet me forcat e KFOR-it.

Më herët Njësitet e Policisë janë larguar edhe nga Jarinja pas heqjes së barrikadave.

Njësitë speciale ishin vendosur aty të hënën e 20 shtatorit, pas vendimit të qeverisë për reciprocitet me targat e automjeteve të Serbisë.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtueshmëri më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut.