Serbët që jetojnë në veri të Kosovës, kanë bërë thirrje që të sulmohet Policia e Kosovës.
Në rrjetet sociale ka filluar një fushatë e ashpër e serbëve ndaj Policisë së Kosovës. Disa persona kanë bërë thirrje që të sulmohet Policia e Kosovës.
Ata po shpërndajnë afishe nëpër vetura dhe në çdo vend, në të cilat shkruhet “Koha është për popullin”.
Gjithashtu në to është edhe e ilustruar harta e Kosovës me flamurin serb mbi të, shkruan Metro, përcjell GazetaBlic.
Ndryshe në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak sot kanë filluar të tërhiqen në mënyrë paralele bllokadat dhe policët e Njësisë Speciale.
Ata kanë kohë të tërhiqen deri në orën 16:00, sipas marrëveshjes së Brukselit.
Kujtojmë, sot pritet të bëhet zhbllokimi i pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak, të cilat kanë qenë të bllokuara që prej 20 shtatorit.