Lajme

Kamioni me mbishkrimin “Mirësevini në Asociacionin” nuk largohet, veç zhvendoset disa metra

10/02/2021 13:33
nga:M K

Kamioni i cili përmbante mbishkrimin “Mirësevini në Asociacionin” nuk është larguar, por vetëm është zhvendosur rreth dy metra nga vendi ku ishte i vendosur.

Policia nuk po tërhiqet pa u plotësuar kërkesa për largimin e këtij baneri.

Një grup i protestuesve serbë kanë brohoritur Serbia, kur ka filluar largimi i barrikadave nga rrugët që qojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Situata është e qetë, ndërsa KFOR dhe Njësia Speciale po vazhdojnë të qëndrojnë në vendkalimet kufitare.

Serbët lokalë tash e dy javë kishin bllokuar rrugët me kamionë, duke pamundësuar kështu lëvizjen e automjeteve, e duke detyruar qytetarët të kalojnë në këmbë kufirin.

Megjithatë, rrugët pritet të lirohen sot, sipas marrëveshjes që është arritur para dy ditësh në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.