Sot në program do të jenë edhe dy ndeshjet e radhës të xhiros së katërt të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Vëmendja kryesore do të jetë në “Mizahir Isma” të Rahovecit, ku do të ndeshen dy skuadrat me bilanc të barabartë deri më tani, Rahoveci e Bashkimi, përcjell GazetaBlic Sport.
Të dy ekipet vijnë pas humbjeve respektive, nga Peja e Prishtina, teksa do të mundohen që sot t’u kthehen rezultateve pozitive.
Në anën tjetër, Prizreni – 16 i Arbnor Rifatit do ta ketë lehtë në letër, pasi do të luajë ndaj Dritës së pozicionuar në fund të tabelës.
Ndeshjet luhen në orare të ndryshme, teksa ne do t’iu raportojmë në kohë reale për secilën prej tyre dhe jo vetëm.
17:15
Rahoveci – Bashkimi
19:00
Prizreni 16 – Drita

/GazetaBlic/


