Janë publikuar pamje nga momenti kur barrikaduesit serbë lëvizin automjetet, pasi KFOR’i ka arritur në veri.
Për këtë ka folur edhe kreu i Komunës Veriore të Mitrovicës, Milan Radjoevic, i cili ka thënë se kanë filluar lëshimin e një korsie të rrugës në mënyrë që KFOR-it të kalojë dhe të pozicionohet.
“…ata filluan me lëshimin e një korsie në mënyrë që njësitë e KFOR -it të kalojnë dhe të marrin pozicionin”, ka deklaruar Radojevic.
Sipas Radojevicit, pas një veprimi të tillë, duhet që të fillojë tërheqjen njësia speciale e Policisë së Kosovës.
“Ju mund të shihni vetë një numër të madh të ushtarëve të KFOR-it, ne presim që gjithçka të shkojë pa probleme dhe në përputhje me marrëveshjen dhe pa asnjë problem”, ka thënë Radojeviq për Kosovo Online.
Radojevic: E lëshuam një korsi, që të kalojë KFOR-i dhe të pozicionohet