802 mijë e 225 qytetarë kosovarë të vaksinuar me të paktën një dozë.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes raportit të zakonshëm ditor, përcjell GazetaBlic.
Vetëm në 24 orët e fundit janë vaksinuar 14 mijë e 821 banorë, për ta dërguar në 1 milion e 343 mijë e 656 numrin total të vaksinave të administruara.
Në anën tjetër, 541 mijë e 431 kosovarë tashmë i kanë pranuar të dyja dozat.
/GazetaBlic/