Sporti

Ishte futbollist i dëshmuar tek Real Madrid, Guti: Jam në dispozicion që të bëhem trajner i Barcelonës

10/02/2021 00:00
nga:Mergim Rreci

Ish -ylli i Real Madridit, Guti, nuk është kundër idesë që një ditë të jetë trajner i Barcelonës, me të ardhmen e Ronald Koeman në Camp Nou që duket më e rrezikuar nga dita në ditë.

Koeman pritet të jetë pa punë së shpejti, dhe një humbje ndaj Atletico Madrid këtë fundjavë mund të shohë atë jashtë rolit të trajnerit tek Barcelona, përcjell GazetaBlic Sport.

“A do të isha trajner i Barcelonës? Pse jo. Unë jam në dispozicion. Unë dua t’i tregoj botës se kam atë që duhet për të stërvitur një klub të madh”, tha Guti.

/GazetaBlic Sport/