Kandidati i LDK-së për kryetar të Vitisë, Sokol Haliti ka theksuar se fruaja është vlerë e çmuar e shoqërisë.
“Gratë vitiase në vazhdimësi kanë provuar se janë vlerë ndër më të çmuarat e shoqërisë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Gruaja vlerë e çmuar e shoqërisë!
Gratë vitiase në vazhdimësi kanë provuar se janë vlerë ndër më të çmuarat e shoqërisë.
Së bashku me kandidatet tona për këshilltare komunale, Argjenda Syla dhe Zejnepe Osmani në listën e LDK-së, sonte takuam gratë e qytetit të Vitisë.
Bashkëbiseduam për projektet e ardhshme si dhe për çështje tjera gjinore, të cilat do të vazhdojmë t’i trajtojmë me respekt e kujdes.
S.H