Lajme

Totaj tregon se a do të kenë koalicion me partitë e tjera nëse shkojnë në balotazh

10/01/2021 20:39
nga:Y I

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në “Blic Interview me Astrit Gashin” tregoi se nëse do të ketë PDK-ja bashkëpunime me partitë e tjera nëse shkojnë në balotazh.

“Kryetari në ikje vetëm mundet me humb pa balotazh se me marr jo. Konfiguracioni i skenës politike në Prizren, ekzistenca e shumë partive politike edhe të minoriteteve edhe të komuniteteve, ekzistenca e shumë kandidatëve e bën pothuajse të pamundur fitoren pa balotazh në raundin e parë. Minoritetet nuk janë uniforme, tek minoritetet kemi mendime dhe opinione të ndryshme dhe ata tashmë nuk janë të gatshëm të përkrahin kryetarin në ikje.

“Ne Prizren pa balotazh nuk mund të fitohet, presim balotazh dhe natyrisht nga bisedimet që ne i kemi pas me zyrtarët e partive të tjera ne nuk kemi ndonjë marrëveshje formale mirëpo vërehet një klimë pozitive për një bashkëpunim i cili do të definohet edhe formalisht ndoshta pas raundit të parë ku secila nga partitë do ti dijë pozicionet e veta. Pres një bashkëpunim parimor gjithmonë në interes të mbrojtjes së interesit publik. Ne do ti fitojmë këto zgjedhje në raundin e dytë me koalicione dhe perkrahje parimore” tha Totaj në “Blic Interviw me Astrit Gashin”