Lajme

Totaj: Ndryshimi i premtuar për Prizrenin do të jem unë!

10/01/2021 20:01
nga:Y I

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në “Blic Interview me Astrit Gashin” ka treguar arsyet se pse Mytaher Haskuka nuk do të do të votohet në zgjedhjet e 17 tetorit nga qytetarët e Prizrenit.

Totaj ka thënë se ka shumë premisa se ai do të jetë fituesi dhe ndryshimi i premtuar për Prizrenin.

“Ata që e kanë pru në pushtet kryetarin aktual, kryetarin në ikje, qytetarët e Prizrenit por njëkohësisht e kemi fjalën edhe për partitë tjera të koalicionit me të cilat kryetari në ikje ka ba koalicion, mënyra si u sjell me ta, prishja e koalicionit, ka pru në një pozicion ku tanimë kryetari në ikje sipas të gjitha gjasave nga bisedat që i kemi me qytetarë, biznesmenë etj, kryetari nuk do të ketë përkrahjen e shumicës së qytetarëve . Ekziston një klimë e përshtatshme për ndryshim dhe ndryshimi i premtuar do të jem unë”

“Radhën e parë, pra në 2017 kanë mendu se do të jem një person i cili ka hyrë rastësisht në garë kurse ndërkohë e kam zhvillu një karrierë politike, e kam ba një reputacion, e kam tregu se kësaj pune i kam hyrë me seriozitet. Unë jam personi i cili e paraqet ndryshimin dhe shumë shpresoj se ashtu do të ndodhë” tha Totaj në “Blic Interview me Astrit Gashin”

Emisionin e ndiqni LIVE në “Gazeta Blic”