Showtime

Linda Halimi na çuditë me komentin e fundit, tregon nëse është në lidhje me reperin amerikan

10/01/2021 19:09
nga:Y I

Këngëtarja ka qenë në lidhje dashurie bashkë me reperin amerikan.

Ata me kalimin e kohës u bën edhe prindër të një vajze të quajtur, Kaimana.

Ndërkohë, më vonë, artistja shqiptare nuk është parë në shoqërinë e partnerit të saj dhe qarkulluan shumë lajme se ata i kanë dhënë fund lidhjes.

Linda Halimi, sot është pyetur nga një ndjekëse se a është një nënë beqare derisa këngëtarja ka kthyer përgjigjen duke thënë se ajo është një nënë duke ndërruar kontekstin e përgjigjjes.

Ndryshe, së fundmi, Linda ka refuzuar kërkesën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”, si arsye se nuk ka kush kujdeset për vajzën e saj.