Zgjedhjet Lokale

Smajl Latifi: Komuna e Rahovecit do të jetë aleati kryesor i bizneseve

10/01/2021 17:24
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka zhvilluar sot një takim me biznesin e “Vëllezërve Kabashi” si dhe në fabrikën e prodhimeve të plastikës “To-ni” raporton Gazeta Blic.

Latifi ka theksuar se në Rahovec është rritur shumë zhvillimi i bizneseve prodhuese dhe eksportuese si rezultat edhe i lehtësirave që janë bërë vitet e fundit në të bërit biznes.

“Komuna e Rahovecit është dhe do të jetë aleati kryesor i bizneseve” shkruan Latifi.

Postimi i plotë:

Vizitat me biznese sot i vazhduam në Xërxë, ku takuam “Vëllezërit Kabashi”, një emër i njohur për prodhimin e dyerve dhe dritareve të plastikës në Rahovec e më gjerë, si dhe fabrikën e prodhimeve të plastikës “To-ni”, me pronar Bajram Hoti që operon nga viti 1986. Edhe kjo kompani bën eksport në shtetet e jashtme, sidomos për tregun gjerman dhe zviceran.

Në Rahovec është rritur shumë zhvillimi i bizneseve prodhuese dhe eksportuese si rezultat edhe i lehtësirave të shumta që janë bërë në vitet e fundit në të bërit biznes.

Komuna e Rahovecit është dhe do të jetë aleati kryesor i bizneseve.