Kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se gjelbërimi do të jetë temë bosht e qeverisjes së tij në katër vitet e ardhshme, raporton Gazeta Blic.
Ai ka bërë të ditur se në hapsirën ku aktualisht ndodhet kompania “Pastrimi” do të ndërtohet një park i ri.
Kjo hapësirë e cila do të jetë prej 53 ari do të ketë kënd lojrash, tabela pingpongu, luhatëse për fëmijë e hapësira tjera rekreative.
Postimi i plotë:
Me të gjelbrën ? temë bosht të qeverisjes sonë në vitet e ardhshme, në hapësirën publike më të padashurën, ku aktualisht ndodhet Kompania “Pastërtia” të cilën do ta zhvendosim, do të bëhet hapësira më e dashur ngaqë do të ndërtojmë parkun e jashtëzakonshëm prej 53 ari ?? që përveç gjelbërimit të lartë e të ulët do të përmbajë edhe kënde lojërash, tabela pingpongu ? e shahu♟luhatëse për fëmijë e hapësira tjera rekreative, e gjitha kjo si shpërblim i mirëkuptimit të banorëve të kësaj zone, duke e kthyer atë në mushkëri të re të qytetit?