Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një shkrimi në Facebook ka shprehur kritika për Qeverinë po ashtu edhe për opozitën, raporton Gazeta Blic.
Në reagimin e tij thuhet se Kosovës i duhet një opozitë e fuqishme që mbron parime e qëndrime në interes të vendit.
“Si ka mundësi që partitë parlamentare opozitare të mos i mbledhin nënshkrimet e deputetëve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohej për refuzimin e projektit të gazsjellësit amerikan nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe nënshkrimit të marrëveshjes për targat, ku faktikisht përmes asaj marrëveshje qeveria Kurti ka pranuar që në veriun e Kosovës të ushtroj sovranitetin edhe qeveria e Serbisë” thuhet në reagimin e tij.
Reagimi i plotë:
Kosova fatkeqësisht përveç që ka një qeveri arrogante ka edhe një opozitë parlamentare anemike, të përgjumur e në disa raste edhe servile.
Kosovës sot i duhet një opozitë e fuqishme, e cila mbron parime e qëndrime në interes të vendit.
Si ka mundësi që partitë parlamentare opozitare të mos i mbledhin nënshkrimet e deputetëve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohej për refuzimin e projektit të gazsjellësit amerikan nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe nënshkrimit të marrëveshjes për targat, ku faktikisht përmes asaj marrëveshje qeveria Kurti ka pranuar që në veriun e Kosovës të ushtroj sovranitetin edhe qeveria e Serbisë!
Sot më shumë se kurrë Kosovës i duhet një opozitë parlamentare aktive, e cila përmes mekanizmit të Kuvendit do t’i kërkonte përgjegjësi kësaj Qeverie për dëmet që po ia shkakton vendit. FL


