Zgjedhjet Lokale

Dr. Armend Agolli: Komuna e Mitrovicës është në kolaps të thellë

10/01/2021 14:45
nga:N M

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Mitrovicës, Dr. Armend Agolli, ka thënë se Komuna e Mitrovicës është në kolaps të thellë.

“Komuna e Mitrovicës është në kolaps të thellë. Asaj i janë ndaluar të gjitha pagesat dhe shpenzimet nga Thesari i Kosovës, për shkak të stërngarkimeve në borxhe dhe në obligime përmbarimore për këtë vit fiskal”, ka thënë Agolli.

Ndër të tjera, ai ka thënë se komuna nuk do të mund të bëjë asnjë pagesë derisa të kryen të gjitha borxhet e grumbulluara.

“Duhet me qenë fortë i dobët në menaxhim dhe i pa shpirt ndaj qytetarëve tu për me sjell komunën në këtë gjendje”, ka shtuar ai.

Ndaj, sipas tij, ndryshimi duhet të ndodh më 17 tetor.