Vaksinat nuk shkaktojnë autizëm. Asnjë studim i mirëfilltë shkencor nuk ka qenë në gjendje ta dëshmojë të kundërten.
Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) shprehen se “nuk ka asnjë lidhje midis vaksinave që përmbajnë nivele të timerozës dhe autizmit tek fëmijët”.
Instituti i Mjekësisë zhvilloi një rishikim shkencor të kësaj teme dhe deklaroi në botimin e tyre Rishikimi i Sigurisë së Imunizimit se: “Konsensusi i shumicës së ekspertëve shkencorë është se autizmi zakonisht shkaktohet nga ekspozimet e hershme para lindjes ose është i lidhur me gjenet e hershme të zhvillimit.”
Ky komision rishikues arriti në përfundimin se “trupi i provave epidemiologjike favorizon refuzimin e një lidhjeje shkakësore midis vaksinës MMR dhe autizmit.
Komiteti gjithashtu konkludon se trupi i provave epidemiologjike favorizon refuzimin e një marrëdhënieje shkakësore midis vaksinave që përmbajnë thimerosal dhe autizmit”. Një botim që bëri një lidhje midis vaksinave dhe autizmit më vonë u tregua të jetë mashtrues.
Mbijetesa e vazhdueshme e këtij miti është ndoshta për shkak të faktit se simptomat e autizmit shfaqen së pari herë në të njëjtën moshë që një fëmijë merr shumë vaksina (2-3 vjeç).
Sipas librit të Vaksinave të Dr. Stanley Plotkin, më shumë jetë janë shpëtuar nga vaksinat sesa nga çdo metodë tjetër mjekësore, përfshirë edhe antibiotikët.
Do të ishte e paarsyeshme dhe jo etike të hiqet zbatimi i vaksinave për të shpëtuar jetën, bazuar në një lidhje të paprovuar me autizmin.
Marrë nga: “Pyetje shkencore me përgjigje befasuese”, pyetje të cilës i’u përgjigj Dr. Christopher S. Baird– profesor i Fizikës në Universitetin A&M të Teksasit Perëndimor.