Drejtori ekzekutiv në IKD, Ehat Miftaraj, e ka quajtur Qeverinë Kurti, qeveri e përberë prej praktikantëve dhe amatorëve.
Duke komentuar vendimin e Qeverisë për të ndalur projektin për ndërtim të infrastrukturës së gazit në Kosovë, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Miftaraj e ka vlerësuar Qeverinë Kurti si Qeveri që mendon se me propagande dhe fjale të bukura qeveriset dhe mbahet shteti.
“Qeveria refuzon projektin e gazit.Nuk pritet diçka më mirë prej një qeverie e përberë prej praktikanteve dhe amaterave! Qeveri qe mendon se me propagande dhe fjale te bukura qeveriset dhe mbahet shteti”, ka shkruar Miftaraj në statusi ne tij në Facebook.


