Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për Ferizaj, Sibel Halimi, ka qëndruar sot në fshatin Greme, ku ka shpalosur programin para banorëve.
“Fshatin Greme lirshëm mund ta quajmë si fshat i biznesit”, tha Halimi.
Ndër të tjera, ajo tha se mbi 250 biznese të cilat ndikojnë jashtëzakonisht shumë në zhvillimin ekonomik të qytetit e afro 5000 banorë të këtij fshati përballen me probleme bazike si uji i pijshëm e problemet me ujëra të zeza.
“Ne do ta bëjmë funksionalizimin e çerdhes e cila është tërësisht e demoluar dhe në gjendje të mjerueshme. Gremja do të jetë prioriteti ynë në mbështetje të bizneseve përmes subvencioneve”, tha Halimi.