Ish ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se sot ka ndryshuar infrastruktura e sigurisë në vend.
Selimi nëpërmjet një shkrimi në Twitter ka thënë se Qeveria pranoi që “sovranitetin në ofrim të sigurisë ta dhurojë”.
“Në të njëjtën kohë në bazë të raportimeve u refuzua gazsjellësi Amerikan” – ka shkruar Selimi.
Ai e ka bërë të qartë se nuk flet “si opozitar por si qytetar i shqetësuar”.
Ndryshe, marrëveshja që ndalon policinë e Kosovës të kryejë detyrat në veri të vendit dhe refuzimi i gazsjellësit amerikan, janë shenjë e ndryshimit të orientimit të politikës kosovare, e cila tanimë po i ofrohet interesave ruse.