Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar pasi zyrtarisht Qeveria e Kosovës ka refuzuar projektin për gazin, raporton Gazeta Blic.
Haradinaj e pyet Kurtin nëse gjatë qëndrimit në Greqi e ka takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!?
“Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës” shkruan Haradinaj.
Reagimi i plotë:
Po iu pyes Kryeministër Kurti: Gjatë vizitës suaj të gjatë në Greqi, a e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!?
Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
RH
Zyrtare: Kosova refuzon projektin për gazin


