Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetare të Deçanit, Hyri Dobrunaj, ka vlerësuar se kushtet në të cilat tregtarët e zhvillojnë veprimtarinë e tyre janë për keqardhje.
“Tregu i Deçanit është në gjendje të mjerueshme, janë për keqardhje kushtet në të cilat tregtarët e zhvillojnë veprimtarinë e tyre. Përveç kësaj aty mbretëron një situatë kaosi dhe parregullsie si pasojë e keqmenaxhimit komunal”, ka thënë Dobrunaj.
Sipas saj, “Eko Tregu” është përuruar kohë më parë, ndërsa është jofunksional dhe i mbyllur me drynjë, sepse edhe kjo si shumë tema tjera është përdorur vetëm për propagandë e fotografi të bukura.
“Ne do të investojmë që tregtarët të kenë kushte më të mira pune, rregull e hapësirë të mjaftueshme, tezga e çkado tjetër që i përmirëson kushtet e punës së tyre”, tha Dobrunaj.