Lajme

Matoshi për marrëveshjen në Bruksel: Kosova riktheu vëmendjen e fjetun të ndërkombëtarëve!

09/30/2021 16:30
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targat, raporton Gazeta Blic.

Matoshi thotë se vërtet Kosova nuk e rinegocoi Marrëveshjen por e detyroi Serbinë me e zbatu.

Tutje ai thotë se pas kësaj çështjeje Kosova riktheu edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve.

“Pra, arriti me e imponue me polici speciale (e cila kthehet në Prishtinë të shtunën) zbatimin e Marrëveshjës së vitit 2016 (pika 9), që palët i detyron me i mbulu pjesët relevante të targave me stikersa (SRB dhe RKS), gjatë kalimit të kufinit ndërshtetnor, si zgjidhje e përkohshme që, pas gjashtë muajsh ekipet teknike të dyja vendeve të arrijnë nji zgjidhje të përshtatshme dhe të përhershme” shkruan Matoshi.

Postimi i plotë:

Kosova riktheu vëmendjen e fjetun të ndërkombëtarëve!

Kosova u dasht me e rikthy vëmendjen e KFOR-it për detyrën e vet primare (ruajtje të kufinit të jashtëm të Kosovës) tue zbatu me masa policore nji marrëveshje administrative në kufi me Serbinë, tue mos e leju tutje poshtnimin.

Vërtet, Kosova nuk e rinegocioi Marrëveshjēn por e detyroi Serbinë me e zbatu!

Pra, arriti me e imponue me polici speciale (e cila kthehet në Prishtinë të shtunën) zbatimin e Marrëveshjës së vitit 2016 (pika 9), që palët i detyron me i mbulu pjesët relevante të targave me stikersa (SRB dhe RKS), gjatë kalimit të kufinit ndërshtetnor, si zgjidhje e përkohshme që, pas gjashtë muajsh ekipet teknike të dyja vendeve të arrijnë nji zgjidhje të përshtatshme dhe të përhershme.

Vlen me u theksu se, kriza në kufi ndikoi në përfshimje direkte të ShBA, në dialog në Bruksel, përmes përfaqësuesit Escobar, i cili i mshoi shkelm derës së zyrës së BE në në Bruksel, që palët me shty drejt finales: Marrëveshjës Gjithpërfshimëse!