Lajme

PDK: Shqetësuese barazimi i policisë me huliganët që vendosin barrikada

09/30/2021 16:14
nga:N M

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se në marrëveshjen për targat mes Prishtinës dhe Beogradit njësia speciale e policisë është barazuar me protestuesit serbë.

“Marrëveshja e njëjtë që ishte arritur në vitin 2016. KFOR-i nuk është reagues i parë”.

“Pjesa më shqetësuese është se kjo marrëveshje i barazon forcat e sundimit të ligjit në Kosovë me huliganët që vendosin barrikada”, ka shkruar Çitaku.

Haradinaj: Kurti e ka për detyrë të sqarojë popullin për çdo detaj të kësaj marrëveshjeje