Karrierë të suksesshme, të pëlqyer nga publiku dhe me vlerësime të larta. Janë këto disa nga benefitet që këngëtarët tanë i gëzojnë nga masa e gjerë.
Por një numër bukur i madh i këngëtarëve karrierën e tyre e kanë të bazuar në këngë të huazuara, shkruan GazetaBlic.
Pra, disa nga artistët shqiptarë nuk e kanë fare problem të kopjojnë stilet dhe paraqitjet skenike nga artistët e huaj, madje as të gjithë këngën.
Sinan Hoxha me këngën e titulluar “8 me 2” bëri që gjithë publiku të ngritet e të vallzojë, por kjo këngë është e huazuar nga Teodroa, këngëtare nga Bullgaria.
Ishte viti 2013 kur Nora Istrefi publikoi këngën “The One”, këngë kjo e huazuar nga Elena Paprizou -My numer One.
Kënga e reperit shqiptar Capital T “RRUSHE” e cila është këngë shoqëruese e serialit me po të njëjtin titull, është pëlqyer në masë të madhe.
Mirëpo kjo këngë ngjason me melodinë e këngës “BOTH” nga këngëtari Headie One.
Videoklipi i këngës “POW POW” nga Tayna u komentua gjerë e gjatë nga publiku shqiptar.
Sipas ndjeksëve të reperes klipi i kësaj kënge është kopjuar nga një artist afrikan, që mban emrin Lava Lava.
Kënga e Alban Skënderajt, “Refuzoj”, e cila triumfoi në festivalin “Kënga Magjike”, tingëllon mjaft ngjashëm me një këngë greke.
Balada e shumëpëlqyer e kantautorit të suksesshëm shqiptar, ngjan shumë me këngën “I agapi mou ena brady” të Petros Mpousoulopoulos, që në YouTube është hedhur në vitin 2008.
Reperi nga Drenica, Don Xhoni, ka qenë edhe pre e disa akuzave se ka vjedhur këngën e tij “Kokaina” nga një grup i reperëve bullgarë të quajtur Team Jako.
Don Xhoni nuk vonoi dhe reagoi përmes rrjetit social Instagram, duke publikuar me fakte se si kënga e tij “Kokaina” është prodhim 100 për qind origjinal, dhe se bullgarët e kanëvjedhur më pas, nga ku edhe YouTube ua ka fshirë automatikisht.


Reperi me prejardhje nga Shqipëria, Noizy, rreshtat e parë të këngës “Dikur ju kisha zili” si duket i ka kopjuar totalisht nga reperi me famë botërore Rick Ross.
Në këngën e lansuar në bashkëpunim me reperin e ri nga Tetova, S4mm, Noizy këndon:
“dikur ju shifsha ntv ju kisha zili
plot kerre plot femra thojsha kto jon real G-s
erdhi dita që u pam live
kerret sken tuat edhe femrat nuk i ki nice
noo shtri komët sa jorgani
mos piskat shoki se po ngjiret zoni
me thon drejtën ma thyve zemrën besoni”
Ndërsa reperi nga amerika, Rick Ross në këngën “Idols become Rivals” të publikuar vitin e kaluar kishte thënë:
“I used to see you niggas on my TV screen
And wondered what was life like, was it all a dream?
And then I met you out on LiveNation dates
Came to the realization that your watch was fake
Damn… you nearly broke my heart
I really thought you niggas really owned them cars”
Po të analizosh tekstet ato janë 90% të njëjta.

Kënga e Albërie Hadërgjonaj e cila titullohet ”Ku ta gjej dikë ta dua” bëri bujë në medie pasi u akuzua se është e vjedhur.
Ishte hera e parë që këngëtarja lakohet për vjedhjen e melodisë nga filmi “Cinderella-Above and Beyond”.
Ka qenë blogeri Kostandin Feshti i pari që ka akuzuar Albërien duke shkruar: “Tani e kuptoj përse më pëlqeu kaq shumë kjo këngë, sepse më ka pëlqyer që në 2014”./GazetaBlic/


