Showtime

Publikohen pamjet përrallore! Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i propozon për martesë partneres së tij

09/30/2021 09:57
nga:Genita C

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Arjon Luli, ka qenë një ndër personazhet më të komentuara në mediet rozë.

Lidhja e tij me modelen Serena Sula ka qenë shumë e përfolur në medie dhe ditën e djeshme ajo festoi ditëlindjen e 20-të, shkruan GazetaBlic.

Me këtë rast ish-konkurrenti i propozoi martesë dhe u publikuan disa nga pamjet e festës madhështore.
Arjoni i ka dhuruar një unazë të bukur floriri, një arush gjigant dhe lule./GazetaBlic/