Sporti

Humbi nga Juventusi, trajneri i Chelseat: Ishim të lodhur dhe të ngadaltë

09/29/2021 23:32
nga:Lorik J

Juventusi ka fituar ndaj Chelseat në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve me rezultatin 1:0, falë golit të Federico Chiesas.

Trajneri i Chelseat, Tuchel pas ndeshjes tha se skuadra e tij dukej e lodhur dhe e ngadaltë sonte, shkruan GazetaBlic Sport.

“Unë mendoj se ne filluam jo aq mirë. Në 12-15 minutat e para mund t’i kishim dëmtuar shumë më tepër. Kishte aq shumë hapësirë ​​për topa të rrezikshëm në zonën e kundërshtarit”, tha fillimisht Tuchel për BT Sports.

“Ne u përpoqëm të krijonim ritmin dhe intensitetin tonë, ishim pasiv. Na mungonin vrapimet. Ne ishim aq të mirë në stërvitje dje dhe jo aq të mirë, jo aq të lirë sot. Nuk e di pse.”

“Ndjeva se ishim pak të ngadaltë dhe të lodhur, mendërisht të ngadalshëm, në vendimmarrje”, përfundoi ai.

Chelsea ka tre pikë pas dy ndeshjeve, duke u pozicionuar në vendin e dytë në grup.

/GazetaBlic Sport