Lajme

Vjen reagimi nga SHBA për bisedimet në Bruksel, rreth situatës në veri

09/29/2021 20:08
nga:Gazeta Blic

Ambasadori amerikan, Nicholas Giacobbe ka reaguar pas takimit që u mbajt sot në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Giacobbe përmes një postimi në Twitter tha se negociatat ende po vazhdojnë.

“Pavarësisht raportimeve në media, negociatat në Bruksel vazhdojnë. Është bërë përparim, por puna mbetet. Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të angazhohen hapur dhe seriozisht”, ka shkruar ai në Twitter.

Besnik Bislimi: Eshtë arritur marrëveshja për targat me palën serbe