Bartësi i listës për Asamble Komunale në Pejë nga radhët e PDK-së, Arton Muhaxheri ka vazhduar fushatën elektorale.
Ai gjatë ditës e ka vizituar edhe kompaninë e prodhimit “Sedef”.
Njoftimi i plotë:
Sot, bashkë me kandidatet për asamble komunale në Pejë, Flutra Kasapolli dhe Njomza Jupa kemi vizituar ndërmarrjen për prodhimin e biskotave “Sedefi” ku u pritem nga pronari Ahmet Sedefi.
Ndërmarrjet prodhuese në Pejë nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë sa i përket mbështetjes institucionale, komunale dhe kjo qasje duhet të ndryshoj.
Bashkë me grupin e ardhshëm të asambleistëve të PDK-së qysh në seancat e para do të inicojmë lehtësira për bizneset që kanë potencial zhvillimi.
#bashkëpërPejën
#pdk177