Sporti

Edhe një karton i kuq në ndeshjen Gjilani – Llapi

09/29/2021 16:43
nga:Lorik J

Skuadra e Gjilanit ka mbetur me 10 lojtarë në ndeshjen ndaj Llapit.

Dubova u ndëshkua me karton të kuq dy minuta pas inkuadrimit në fushë – pas një goditje të rëndë ndaj portierit, Avdyli, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai u ndëshkua me të kuq në minutën e 83’të.

Vlen të theksohet se edhe Llapi është me 10 lojtarë në fuhshë, pasi Kushtrim Shabani mori karton të kuq.

Rezultati momental i takimit është 1-1.

/GazetaBlic Sport