Showtime

Sfidat pas-lindjes dhe vaksinat anti-COVID, Sara Hoxha zbulon shumë nga jeta e saj

09/29/2021 15:18
nga:Genita C

Sara Hoxha nuk është një emër i panjohur në showbizin shqiptar.

Lidhja e saj me Ledri Vulën nga e cila kanë edhe një vajzë, bëri që Sara të komentohet shumë në mediet rozë, shkruan GazetaBlic.

Ajo është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ku tregohet e afërt me ndjekësit duke ndarë shumë edhe nga përditshmëria e saj.

Së fundi, Sara zhvilloi një bisedë me ta ku u përgjigj rreth pyetjeve të ndryshme teksa arsyetoi edhe vendimin e saj për të marrë vaksinën kundër virusit vdekjeprurës.

“Nuk ka asnjë kundër-indikacion. Në fakt është e rekomandueshme pasi antitrupat kalojnë nëpërmjet qumështit të gjirit, kështu rrjedhimisht edhe bebi është i mbrojtur nga virusi”, shkroi Sara në postimin e saj./GazetaBlic/