Showtime

Pasi u kritikua veshja e Reneesë në ditën e parë të shkollës, Robert Berisha reagon i revoltuar

09/29/2021 12:50
nga:Genita C

Ditën e hënë filloi viti i ri shkollor.

Shumë nga fytyrat publike kanë përcjell me emocione fëmijët e tyre dhe kjo u bë e ditur përmes postimeve në rrjetet sociale, shkruan GazetaBlic.

Në mesin e tyre ishte edhe Robert Berisha i cili publikoi një foto të Renees duke u nisur për në shkollë.

Kjo fotografi e vajzës së këngëtarit u kritikua gjerë e gjatë, ku të rrugës e pa edhe Robert Berisha që të reagonte.

Ai sqaroi se fotoja që ka publikuar është bërë para lagjes ku Renee jeton dhe jo në ditën e saj të parë të shkollës. Më tej thekson se shkolla që vajza e tij do të frekuentojë kërkon nga nxënësit që të veshin uniforma./GazetaBlic/