Lajme

Kurti njofton Presidenten e Komisionit Evropian për situatën në veri: Serbia reagoi me forcë

09/29/2021 11:56
nga:N M

Pas takimeve që kishte me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen vizitoi kopshtin ‘Cicërimat’ në Prishtinë, i cili është ndërtuar me fondet e BE-së.

Pas kësaj vizite Kurti përmes një konference për media ka thënë se presidenten Von der Leyen e ka njoftuar për një sërë çështjes, këtu duke perfshirë edhe situatën në veri.

Ai ka thënë se Serbia ka reaguar me forcë duke dërguar trupa në pikat kufitare, i cili po ashtu ka kërkuar që të dënohen sulmet në Zubin Potok.

Escobar takohet në Bruksel me Bislimin e Petkoviqin: Tensionet duhet të ulen menjëherë