Lajme

Takimi Kosovë – Serbi për targat, analisti Arben Ahmeti: Kosova nuk guxon të kthehet në dialog teknik

09/29/2021 10:57
nga:N M

Një vendim i Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targat e veturave për serbët që hyjnë në Kosovë ka bërë që delagacionet e Kosovës dhe Serbsië të takohen ( sot) e mërkurë në Bruskel për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar në Veriun e Kosovës.

Në ditën e dhjetë që qëndrimit të njësive speciale të Kosovës në atë pjesë dhe bllokimi i rrugëvë që qojnë në pikat kufitare për në Jarinëj dhe Bërnajk , janë temat krysore që do të diskutohen ndërmjet zëvendës kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi dhe shefit të ekipit negociator të Serbisë Petar Petkoviq.

Qeveria e Kosovës është e betonaur në vendimin e saj për reciprocitetin për targat përderisa disa serbë lokal të mbështetur nga Qeveria e serbisë tash e dhjetë ditë të paknaqur me këtë vendim, kanë bllokaur rrugët në veriun e Kosovës duke pamundësuar kështu qarkulllimin e automjeteve në dy pikat kufitare të Kosovës që lidhen me Serbinë.

MT: Çfarë mund të prodhoj takimi i sotëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA?

Arben Ahmeti analist politikë ka treguar se çfarë duhet të bëjë delegacioni i Kosovës në këtë takim, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë për Gazeta Blic se është momenti i fundit që Kosova duhet të heq dorë nga dialogu teknike dhe të shkohet drejt një zgjidhje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë takim për të njoftuar se pas zhvillimeve të fundit nuk mund të vazhdohet me dialog teknin dhe se Kosova është e gatshme për një finale të dialogut që do të qonte në zgjidhjen përfundimtare”, ka thënë Ahmeti për Gazeta Blic.

Gjatë këtyre dhjetë ditëve sa ka nisur implementimi i marrëveshjes për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në pjesën e veriut të Kosovës Serbia disa herë ka provokuar situatën duke ngritur në ajër helikopter dhe avion ushtarak në afërsi të kufirit që ndan Kosovën dhe Serbinë.

Madje gjatë kësja kohe është djegur edhe njëra nga qendrat e regjsitrimti të automjeteve duke pamundësuar kështu lëshimin e targave të përkohshme për veturat që hyjnë në territorin e Kosovës.

Në takimin ndërmjet Besnik Bislimit dhe Petar Petkovic, përveç përfaqësueve të lartë të Bashkimit Evropian do të marrë pjesë edhe zyrtari i lartë i SHBA Gabriel Escobar Zëvendës Ndihmës Sekretari mbikqyrës i politikës ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pas krejt këtyre ngjarjeve ka pasur reagime të ndryshme nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke thënë se të dyja palet duhet të gjejnë një zgjidhje pas situatës së krijuar në Veriun e Kosovës.

Përveç njësive speciale pjesëtar të KFOR kanë shtuar prezencën e tyre në Jarinjë dhe Bërnjak.

Përndryshe serbët kanë refuzuar propozimin e KFOR-it që ata të sigurojnë pikat kufitare me kushtin që të hiqen barrierat nga rrugët.

Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri kanë kërkuar që të hiqet edhe masa e reciprocitetit. /Gazeta Blic/

​Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel

Dialogu: Bislimi diskuton me diplomatin gjerman para zhvillimit të takimit me Petkoviqin