Lajme

Nis themelin e shtëpisë në Prishtinë, gjen një mjet shpërthyes

09/29/2021 09:52
nga:Q R

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se kosovar gjatë mihjes së themelit të shtëpisë kishte hasur një mjet shpërthyes.

Rasti ka ndodhur në fshatin Prapashticë të Prishtinës, të martën.

“Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar gjatë kryerjes së punimeve mihjes së themelit të shtëpisë kishte hasur një mjet shpërthyes”, thuhet në raport.

Njësiti policor e ka bërë sigurimin e ati mjeti, kurse njësiti për deminim i FSK-së në mënyrë të sigurt e ka bë tërheqjen e mjetit shpërthyes.

Osmani takon presidenten e Komisionit Evropian, takimi zhvillohet me dyer të mbyllura