Kryetari i komunës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, Agim Bahtiri së bashku me ministren e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë takuar banorët e lagjes Shipol të Mitrovicës, ku morën përkrahje për zgjedhjet e 17 tetorit.
Postimi i Agim Bahtirit:
Sot na u bashkua ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu tubimin tonë në Shipol, ku morëm përkrahje masive në këtë aktivitet të organizuar nga kandidati për asambleist, Hysen Muzliukaj.
Për tetë vite s’kemi lënë derë në qeveri pa trokitur dhe nuk hapeshin. Kemi punuar pa përkrahje dhe arritëm shumë.
Sot kemi Qeverinë e Kosovës mbrapa krahëve dhe do të bashkëqeverisim me qytetarët për ta zhvilluar Mitrovicën!
LVV 144 | AB +4
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=399863784837735&id=100044423496553