Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vizituar rrugën Bajram Kelmendi, e njohur si 4 Llullat.
Përmes një videomesazhi në profilin e tij në facebook, Haradinaj është shprehur se kjo pjesë e qendrës së qytetit gjindet në kaos për vite të tëra.
Sipas Haradinajt, problemet me infrastrukturë në këtë pjesë të kryeqytetit po e bëjnë të vështirë jetesën e banorëve.
Haradinaj u zotua se këtë pjesë e cila gjendet në zemër të Prishtinës, do ta nxjerr nga ky kaos.
Postimi i plotë:
Në qendër të kryeqytetit, në rrugën “Bajram Kelmendi” e njohur si “4 Llullat”, mbizotëron një gjendje kaotike.
Si në çdo pjesë të kryeqytetit edhe kjo lagje ka probleme me infrastrukturë. Rrjeti elektrik në gjendje të rëndë, dhe mungesa e parkingjeve e bëjnë të vështirë jetesën në këtë pjesë të kryeqytetit.
Zotohem se këtë pjesë e cila gjendet në zemër të Prishtinës, do ta nxjerrim nga ky kaos.
#eparaPrishtina
#punamarë