Sporti

Carlo Ancelotti flet për suksesin e Zidane me Real Madridin në Ligën e Kampionëve, tregon dëshirën e tij

09/28/2021 15:15
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti shpreson ‘të fitojë një tjetër’ Champions League, por nuk dëshiron ta krahasojë ekipin e tij me atë që fitoi tre radhazi me Zinedine Zidane.

Real Madrid përgatitet për ndeshjen në shtëpi kundër Sherif Tiraspol të martën në mbrëmje, pasi filloi fushatën 2021-22 me një fitore 1-0 ndaj Interit në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është një garë më e vështirë, por ne jemi mësuar ta fitojmë atë më shumë se të tjerët, kemi një avantazh të vogël”, tha fillimisht Ancelotti.

“Është e vështirë të thuhet, sepse skuadra ka ndryshuar dhe nuk dua ta krahasoj këtë ekip me atë që kishte Zizou,” vazhdoi ai.

“Zizou bëri më të mirën që mundi, do të doja të mund të fitoja tre Champions League me radhë, do të doja të mund të fitoja një tjetër”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/