Kandidati për kryetar të Gjakovës, Adrian Gjini, ka premtuar përmirësimin e kushteve për studentët dhe për punëtorët, në konviktin “Sadik Stavileci”, shkruan Gazeta Blic.
Gjini ka thënë se brenda kapaciteteve të institucionit që ai drejton do t’i mbështes këta të fundit.
Postimi i plotë:
?? Sot isha për vizitë te konvikti “Sadik Stavileci”, ku pata rastin të bisedoj me punonjësit e palodhshëm që përkujdesen për rehatinë dhe mirëqenien e studentëve tanë gjatë periudhës së studimeve.
?? Për shkak të masave pandemike, konvikti ka mbetur i zbrazët në periudha të ndryshme kohore në dy vitet e fundit, por stafi mezi pret që pandemia të marr fund dhe konvikti të mbushet me gjallëri studentore.
? E ofrova mbështetjen time si kryetar komune, që të bëj çdo gjë brenda kapaciteteve të institucionit që e drejtoj, për përmirësimin e kushteve për studentët, por edhe për punëtorët.