Sporti

Barcelona publikon listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Benficas, një mungesë e madhe në formacionin e Koeman

09/28/2021 14:01
nga:Mergim Rreci

Pavarësisht se ishte stërvitur tashmë i integruar me pjesën tjetër të skuadrës së Barcelonës, Jordi Alba nuk u thirr nga Ronald Koeman për ndeshjen e së mërkurës me Benficën, në Estádio da Luz, në lidhje me raundin e dytë të Grupit E të Ligës së Kampionëve.

Trajneri holandez nuk donte të rrezikonte të përdorte mbrojtësin spanjoll, i cila përfundoi stërvitjen e dytë të plotë me grupin pas një pushimi një mujor, ku u  shërua nga një dëmtim i muskujve, përcjell GazetaBlic Sport.

Pedri, gjithashtu u shërua nga dëmtimi dhe me një javë përgatitje, do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme.

Kjo është lista e plotë e futbollistëve të ftuar nga Koeman.