Luana Vjollca për një kohë të gjatë ka qenë moderatorja më e dashur për publikun shqiptar.
Si autore dhe moderatore e emisionit “Shiko Kush Luan” ajo arriti të pëlqehet edhe më shumë nga fansat e saj, shkruan GazetaBlic.
E kur të gjithë po e prisnin që të filloj ky emision, Luana Vjollca nuk ka njoftuar asgjë kështu duke u aluduar se moderatorja është larguar nga ‘TopChannel’.

Burime të ‘GazetaExpress’ kanë bërë me dije një gjë të tillë por nuk ka pasur reagim nga Luana.
Së fundi, ajo ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku ka treguar se sot do të ju tregoj të gjithëve për vendimet e saj.

“Nuk mund të futem në Instagram sepse sapo futem aty inbox-i im është plot me pyetje, por plot ashtu si kurrë nuk ka ndodhur, se kur do të fillojë emisioni, se kur do të rikthehem në ekran. Me thënë të drejtën nuk e di nëse i shihni sytë e mi që janë të lotuar, por jam pa fjalë nga ndjesia personale që marr nga e gjithë kërkesa juaj e pafundme, nuk e di. Është ndjesia më e bukur. Është absolutisht ndjesia më e bukur në botë gjatë gjithë karrierës time. Kështu që nuk do e lë për më gjatë. Premtoj se nesër do të vij me një publikim ku do iu shpjegoj vendimet e mia. Ju dua pafund. Faleminderit”, i është drejtuar Luana të gjithë fansave të saj.
Krahas kësaj, Luana ka treguar se do të punojë në një emision personal të cilin shumë shpejt do ta shihni në ekran.
View this post on Instagram


