I nënshkruar në korrik pasi i kishte dhënë fund kontratës me Manchester City dhe me perspektivën për të luajtur së bashku me Messin, Sergio Aguero ka pasur një fillim fatkeq të sezonit tek Barcelona.
Ai u lëndua, nuk u regjistrua menjëherë dhe madje pa Messin të largohej për në Paris Saint-Germain, përcjell GazetaBlic Sport.
Por perspektiva përmirësohet dhe sipas gazetës Sport, departamenti mjekësor i Barcelonë vlerëson se sulmuesi mund të bëjë debutimin e tij brenda dy javësh.
Ai do të jetë gati për ndeshjen ndaj Valencias me 17 tetor.
/GazetaBlic Sport/


