Liga e Kampionëve rikthehet sonte në xhiron e dytë.
Ndeshje jashtëzakonisht interesante pritet të zhvillohen mbrëmjen e sotme, shkruan GazetaBlic Sport.
PSG – Manchester City dhe AC Milan – Atletico Madrid janë dy ndeshjet kryesore të së martës.
Ndeshje interesante pritet të jetë ajo në mes Milanit dhe Atletico Madrid, me skuadrën italiane që ritkthehet të luajë në “San Siro” pas rreth 8 viteve në Ligën e Kampionëve.
“Rossonerët” janë shumë të motivuar para këtij takimi, kurse skuadra e Atletico Madrid synon fitore pas barazimit me Porton.
Mediat e ndryshme kanë publikuar formacionet e mundshme të këtij takimi, me dy skuadrat që pritet të jenë të pëqendruara në aspektin ofanziv me skemat e tyre.
AC Milan: Maignan; Calabria, Tomori, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Diaz, Rebic; Giroud.
Atletico Madrid: Oblak; Gimenez, Felipe, Hermoso; Trippier, Llorente, Koke, De Paul, Carrasco; Suarez, Felix.
/GazetaBlic Sport/


