Sergio Conceicao, trajneri i Portos, foli në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.
Trajneri i klubit portugez tha se dëshiron fitoren në këtë duel, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne përfaqësojmë një klub historik, i cili ka bërë mirë në Ligën e Kampionëve, por historia dhe e kaluara nuk luajnë. Ne do të të përballemi me një kundërshtar i cili për mua, në momente të caktuara të lojës, është ekipi më i fortë në botë. Na takon neve të kundërvihemi me forcën e tyre dhe të nxjerrim në pah dobësitë që kanë”, tha fillimisht trajneri i Portos.
“Përgjegjësia është gjithmonë e lartë, ne gjithmonë kemi presion të madh dhe ne gjithmonë luajmë për të fituar. Përgjegjësia nuk duhet të na pengojë. Vitin e kaluar ne mundëm Chelsean 1-0 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe kishte njerëz që dukeshin të befasuar. Ne i përgatisim lojërat për t’i fituar ato. Nesër do të përballemi me një Liverpool të madh, por mendoj se kemi mundësi”, përfundoi ai.
Ndeshja mes Portos dhe Liverpoolit luhet nesër nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


