CIES ka bërë një studim interesant mbi moshën mesatare të ekipeve në kampionatet kryesore të futbollit.
Mosha mesatare e lojtarëve të Monacos është më e ulta: 24.31 në shtatë takimet që ata kanë luajtur deri sot, përcjellGazetaBlic Sport.
Ekipi i Thiago Motta, Spezia është ekipi më i ri në Itali, me moshën mesatare 24.80 dhe renditet në vendin e pestë në ligat kryesore evropiane.
I shtati në përgjithësi është Empoli – ndërsa Milani është i dymbëdhjeti mes emrave të mëdhenj me moshën mesatare 25.13.
Lazio është skuadra më e vjetër me një moshë mesatare prej 30.3 vjetësh të ekipit të Maurizio Sarri.
/GazetaBlic Sport


