Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.
Ai përmes një video të publikuar në Facebook, ka paraqitur të arriturat e qeverisjes së tij komunale në fushën e infrastrukturës arsimore, duke u shprehur se: ” Një komb që punon për breza të rinjë, ka të ardhme të garantuar, andaj përkushtimi ynë në përmirësimin e cilësisë në arsim është i pandalshëm!”
Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Të dashur nxënës,
Të nderuar prindër e mësimdhënës,
Një komb që punon për breza të rinjë, ka të ardhme të garantuar, andaj përkushtimi ynë në përmirësimin e cilësisë në arsim është i pandalshëm!
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2021/22, një ditë e rëndësishme për secilin prej nesh, ju uroj fillim të mbarë dhe suksese pambarim në rrugën e dijes e diturisë!
Nxënës të dashur, shkollat tuaja janë gati për sfidat dhe aspiratat e reja!
#bashkëpërarsimcilësorë!
Xhafer Gashi”