Sporti

Leo Messi merr një shtëpi me qira në Paris, kjo është shuma marramendesë e pagesës mujore!

09/27/2021 11:08
nga:Lorik J

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Lionel Messi është duke u ambientuar ngadalë në jetën e tij të re në kryeqytetin francez.

Argjentinasi thuhet se ka marrë me qira një shtëpi të re në Paris, ku ai dhe familja e tij mund të ndihen rehat gjatë qëndrimit të tij me gjigantët e Ligue 1, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Marca, shtëpia e re e familjes Messi do të merret me qira për 20,000 euro në muaj. Ndërsa futbollisti mund të përballojë vlerjen e një shtëpie, ai dhe familja e tij në vend të kësaj zgjedhin të marrin me qira.

Shtëpia në Paris ndodhet në lagjen shumë ekskluzive të Neuilly-Sur-Seine. Nuk është për t’u habitur që Messi zgjodhi këtë vendndodhje, pasi shokët e skuadrës Angel Di Maria dhe Leandro Paredes gjithashtu jetojnë në të njëjtën zonë.

/GazetaBlic Sport