Lajme

Sulmohen seksualisht disa vajza të mitra në Fushë Kosovë

09/27/2021 09:28
nga:Q R

Një e mitur nga Fushë Kosova ka raportuar në polici se derisa ishte me shoqet e saja, një person i ka sulmuar seksualisht, raporton Express

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të shtunën, më 25 shtator.

Rasti është iniciuar si “sulm seksual”.

“Fushë Kosovë, 25.09.2021 – NN. Viktima femër kosovare (e mitur) ka informuar se derisa ishte së bashku me shoqet e saja, ishte sulmuar seksualisht nga një person. Njësia policore është duke hetuar rastin”, bën të ditur policia.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot do të vizitojë Kosovën